Të paktën 361 persona e kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

Të paktën 316 persona, midis të cilëve mbi njëqind fëmijë e kanë humbur jetën në rrëshqitjet katastrofale të dheut, të cilat pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut nga fundi i marsit e goditën pjesën jugperëndimore të Kolumbisë, kumtoi Qeveria kolumbiane.

Ministri i Ekologjisë, Luis Alberto Murilo paralajmëroi se rajoni ku ka ndodhur incidenti në Mokoa do të shpallet si “zonë tërësisht e mbrojtur” që do të thotë se prej tani aktivitetet industriale, do të kryhen jashtë këtij rajoni.

Në këtë incident janë lënduar 332 persona, ndërsa 4.506 persona kanë mbetur pa shtëpi.

Rrëshqitjet e dheut praktikisht e kanë bllokuar qytetin kolumbian Mokoa me 70 mijë banorë, pas vërshimeve të cilat u shkaktuan si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme prej disa ditësh me radhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button