Deputeti Dimitrievski publikoi foto dhe video nga rrahja në restorant

Deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski, të cilin policia e akuzoi se ai ka qenë iniciatori për rrahjen në festën familjare në restorantin në Kumanovë, ka publikuar një video-inçizim që ka ndodhur në natën e 5 prillit, njofton Portalb.mk.

Deputeti Dimitrievski përveç kësaj video, ai dha edhe sqarime për punën e MPB-së në këtë rast.

“Pasi që SPB Kumanovë punon në mënyrë të anshme dhe monton raste tani sa  ditë, ka problem real që t’i gjegjë dhunuesit, ndërkaq në vazhdimësi nuk i ka marrë parasysh paraqitjet tona, ja në interes të opinionit do t’ua deklaroj edhe publikisht dhunuesit, të cilët atë natë e bënë këtë fotografi, babai dhe djali policë, njerëz që duan të na linçojnë, për fat të keq ata janë vetëm instrument (këtu ka edhe njerëz që kanë qenë korrekt)”, shkruan Dimitrievski.

Ai më tej shton “në video qartë shihet se si babai dhunues godet kolegun nga sigurimi dhe vazhdimisht me djalin dhunues drejtohen nga ne, jo vetëm që nuk na kanë sulmuar dhe na e prishëm festën, që turpi të jetë më i madh edhe kanë shtyrë dhe zvarritur edhe mysafirë tjerë, ndërkaq ndaj të gjithë kësaj, kolegët e tyre nga SPB Kumanovë i lëshuan që të ikin”.

mi7

Ndryshe, sulmi fizik ndaj deputetit Dimitrievski ka ndodhur të mërkurën e javës së kaluar, kur ashtu siç deklaroi deputeti Dimitrievski “disa persona policë të armatosur civil, fizikisht e kanë sulmuar”.

Ashtu siç shpjegoi ai, ngjarja ka ndodhur në kafenë “Palas” në Kumanovë, ku Dimitrievski ka pasur festë familjare, me miqtë dhe familjarët.

“U përpoqa të tërhiqem, të mos u përgjigjem provokacioneve, por patjetër u desh ta mbrojë veten dhe bashkëshorten time, të cilës ia kemi festuar mbrëmë ditëlindjen. Sulmuesit nuk i di. Mbrëmë policët më thanë se personat e armatosur kanë qenë policë me rroba civile. Ishin të paturpshëm dhe të dhunshëm, e përmendën VMRO-në dhe mundej të bëhej sherr i madh”, sqaroi deputeti Dimitrievski, një ditë pas ngjarjes.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se kundër Dimitrievskit do të ngrihet ankesë, pasi që në SPB Kumanovë personi Z.A., nëpërmjet linjës telefonike ka paraqitur se Dimitrievski e ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Kur ekipi i policor ka arritur në vendngjarje, siç thonë nga MPB, është konstatuar se pala e dëmtuar ka qenë mysafir në restorantin dhe se në trupin e tij janë konstatuar lëndime të dukshme,  të cilat ia ka shkaktuar nga Dimitrievski.

Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur pasi personi V.A, ka kërkuar një këngë nga ana e orkestrës së restorantit, ndërsa pas një kohe të shkurtër muzika është ndërprerë, dhe në atë moment është ngritur Dimitrievski dhe e ka goditur atë dy herë në kokë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i VMRO-DPMNE-së të cilët kanë  thënë se Dimitrievski “pa asnjë arsye u ka vërsulur për të sulmuar një djalë 23 vjeçar vetëm për shkak se nuk i ka pëlqyer kënga maqedonase. Ky skandal patjetër duhet të zbardhet deri në fund”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button