Nesër vazhdon seanca konstituive e Kuvendit

Siç është paralajmëruar seanca konstituive do të vazhdojë nesër, e hënë, por se ende nuk dihet se në cilën pikë të rendit të ditës do të diskutohet, atë të formimit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime apo të kalohet në pikën e katërt, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Lista e folësve të paraqitur ende nuk është shterur ndërsa në vend të diskutimit deri të enjten seanca mbahej me replika, kundër- replika nga deputetët e VMRO DPMNE-së dhe vërejtje procedurale nga LSDM.

LSDM të enjten kërkoi të ndryshojë rendi i ditës dhe me propozim prej 10 deputetëve, të kalohet për votim kryetari i Kuvendit.

Pasi të enjten seanca ishte e ndërprerë, filluan kundërshtimet partiake përmes njoftimeve nga VMRO DPMNE dhe LSDM, ku VMRO DPMNE paralajmëroi që LSDM të mos tentoj të ndryshojë rendin e ditës ndërsa LSDM me përgjigje se VMRO DPMNE duhet të pranojë në mënyrë demokratike kalim të qetë të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button