Fallon: Rusia, indirekt përgjegjëse për vuajtjet e civilëve në Siri

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon ka akuzuar Rusinë se është fajtore indirekte “për vuajtjet e civilëve në sulmet e fundit në Siri, duke përfshirë edhe atë në Idlib, në të cilin u përdorën armët kimike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kolumnë të publikuar nga gazeta “Sunday Times”, ministri Fallon theksoi se Rusia është mbështetësja më e madhe e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe në mënyrë indirekte përgjegjëse për të gjitha krimet në të cilat pësojnë civilët sirianë.

“Aktori me kukulla Vladimir Putin duhet të braktis Assadin dhe të bashkohet me ne në ndërtimin e paqes. Sulm i paligjshëm dhe çnjerëzor ndodhi në Idlib, ku gazrat kimike vranë rreth 100 civilë dhe fëmijë. Ndalimi i përdorimit të armëve kimike ishte i ndaluar në vitin 1925 për shkak të frikës së këtyre armëve që ka ekzistuar gjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, Assad vazhdon të përdorë këto armë në sulmet mbi popullin e tij. Duke shkelur normat ndërkombëtare, me gazra kimike edhe në vitin 2013 vrau 1.500 persona në afërsi të Damaskut”, thotë Fallon në kolumnë.

Paralelisht me këtë, kreu i diplomacisë britanike, Boris Johnson dje njoftoi se ka shtyrë një vizitë zyrtare në Moskë, e cila ishte planifikuar fillimisht për 10 prill.

“Ne jemi të pikëlluar, sepse Rusia e mbron Asadin, edhe pasi ai ka përdorur armë kimike kundër civilëve të pafajshëm. Ne i bëjmë thirrje Rusisë për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar që krimet e ngjashme në Siri të mos përsëriten dhe të gjendet zgjidhje politike për këtë krizë”, tha Johnson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button