Papa Françesku dënon sulmet në Egjipt

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku dënoi sulmin e dyfishtë në Kishat Kopte në Egjipt, të cilat ndodhi sot, disa javë para vizitës së tij në Kajro, raporton Anadolu Agency (AA).

Papa Françesku i shprehu ngushëllime Kishës Kopte dhe kreut të saj patriarkut Tawadros II, mysafir i të cilit duhet të jetë më 28 dhe 29 prill dhe tërë kombit egjiptian. Ai theksoi se lutet për viktimat në sulmin që ndodhi pak para Meshës të cilën papa e mban para mijëra besimtarëve të tubuar në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

“Lutem për të vdekurit dhe për viktimat. Lus që Zoti ti kthen zemrat e njerëzve që mbjellin terror, dhunë dhe vdekje, por edhe zemrat e njerëzve të cilët prodhojnë dhe bëjnë tregti me armë”, tha Papa në fund të Meshës.

Papa në predikimin e tij, foli edhe për vuajtjet e sotme në botë, duke përmendur ata që “vuajnë nga puna e detyruar, tragjedive familjare, sëmundjeve, luftërat dhe terrorizmi, për ata që vuajnë nga interesat të cilët janë të armatosur dhe të gatshëm për të sulmuar”.

Në sulmin me bombë në kishën kopte Shën Gjorgji në qytetin Tanta, në veri nga Kajro të dielën humbën jetën të paktën 25 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Disa orë më vonë një sulm tjetër ndodhi në kishën kopte në Aleksandria ku humbën jetën të paktën 11 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Përgjegjësinë për të dy sulmet, kur të krishterët shënojnë festën e hyrjes së Jezu Krishtit në Jerusalem e morën përsipër anëtarët e organizatës terroriste DEASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button