“Për Maqedoni të përbashkët” thërret popullin për masovitet

Iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” sot në një konferencë për shtyp i vlerësoi si kyçe ditët e ardhshme dhe paralajmëroi për intensifikim të marsheve protestuese, përmes të cilave do të kërkojnë mospranim të Platformës Shqiptare dhe ruajtje të karakterit unitar të shtetit.

Doris Damovski tha se aktivitetet e tyre protestuese do t’i vazhdojnë në të njëjtën formë dhe do të jenë të qetë.

“Detyra themelore e çdo qytetari të Maqedonisë është të jetë pjesëmarrës në këto protesta. Pjesa e vetme funksionale e shtetit për momentin janë qytetarët, të cilët e dinë se kanë qenë të mashtruar. Këto ditë janë kyçe me intensifikimin e protestave. Do të vazhdojmë në të njëjtën formë, qetë, pa dhunë, pa thyerja, pa ofendime, por vetëm numri i qytetarëve të vendosur do të jetë arma me të cilën do të luftojmë në rrugë”, deklaroi Damovski.

Ai apeloi që qytetarët të dalin në numër sa më të madh, të flasin me më shumë miq, fqinjë dhe t’i bindin se ajo, siç tha, është mënyra e vetme që Maqedonia të dalë nga kjo krizë institucionale.

Ndërsa VMRO DPMNE sot sërish kërcënoi me “popull”.

Por, nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kërkuan që VMRO-DPMNE-ja të gjejë mendjen e shëndoshë dhe të pranojë se është opozitë duke shtuar se udhëheqësia kriminele e VMRO-DPMNE-së nuk mund t’i mbajë peng qytetarët e Maqedonisë.

Para disa ditëve edhe mediat dhe shoqatat proVMRO-së frikësuan me “brigada kombëtare”

Përndryshe, që kur dështoi së koalicionuari VMRO-DPMNE-ja me BDI-në, duke e marrë si alibi Platformën Shqiptare dhe pretendimet e VMRO-DPMNE-së se “Maqedonia po shkon drejt federalizimit”, te përkrahësit e VMRO-së vazhdimisht ka rritur nacionalizmin. Si pasojë, në periudhën e kaluar jo-rrallë herë patëm mundësi të shohim se si janë shkarravitur tabelat udhërrëfyese në gjuhën shqipe, si janë sulmuar fizikisht të rinjtë, si janë sulmuar gazetarë, si është bërtitur nëpër protesta për “Maqedoni të pastër” dhe “dhoma gazi për shqiptarët e mallkuar”, si është sulmuar disa herë Shtëpia e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ku në Ohër është thyer tabela në gjuhën shqipe në objektin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor.

LEXO: Maqedonia mbrohet me bashkëjetesë, e jo me ndarje etnike dhe thirrje për luftë

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button