Për blerjen e ilaçeve me recetë në Maqedoni, 75% të çmimit e paguajnë qytetarët

Për blerjen e ilaçeve me recetë në Maqedoni, 75% të çmimit e paguajnë qytetarët, ndërsa vetëm 25% e paguan Fondi i shëndetësisë, zbuloi sot partia e udhëhequr nga Zoran Zaev, LSDM. Sipas tyre, Maqedonia është një ndër vendet të cilat japin subvencione të pakta për ilaçet e qytetarëve të saj.

“Duke pasur parasysh se Bullgaria, Serbia, Sllovenia, Greqia, Mali i Zi, të gjitha këto vende u ndihmojnë banorëve të Maqedonisë me dhënien e parave për të blerë ilaçe. Në Maqedoni e kundërta, në kushte të varfërisë së skajshme, me mbi 500 mijë qytetarët jetojnë në pragun e varfërisë, 75% të çmimit e paguajnë qytetarët. Në vend se t’u ndihmohet qytetarëve, ata ngelen pa ilaçe me recetë në mes të muajit. Banorët duhet të nxjerrin paratë nga xhepi i tyre, me urdhërat e Qeverisë në largim, të blejnë privatisht barnat” kumtoi LSDM, e cila theksoi që, kur do ta marrin ata qeverinë në Maqedoni, e cila do të jetë reformuese do ta zgjidh këtë problem.

Maqedonia gati në fund të listës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button