Maqedoni, shënohet 108 vjetori nga fillimi i futbollit vendor

Sot u shënua 108 vjetori i sfidës së parë zytare të futbollit në Maqedoni. Me rastin e ceremonisë së rastit, nga kryetari i FFM-së , Ilço Gjorgjioski dhe punëtorët dhe gazetarët e sportit u vendosën lule në përmendorën e futbollit, që rikujton fillimet e futbollit në Maqedoni.

Ndryshe në vitin 1909, grupi i futbollistëve dhe oficerëve turk zhvilluan ndeshjen e parë në territorin e Maqedonisë. “Futbollistët e parë ishin ushtarët turk , të cilët kishin qëndruar në kazermë.

Në pushim mes dy pjesëve , futbollistët duhej të vishnin veshjet dimorore ushtarake, pasi që ishte tejet ftohtë në terren,” tha mes tjerash Ivko Pangovski, njëri nga legjendat e gazetarisë sportive. Në vitin 1911, është formuar skuadra e parë e futbollit në Maqedoni me emrin Yskyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button