LSDM i përgjigjet VMRO-së: kujdes mos nxitni dhunë për tu shmangur nga krimet e juaja

VMRO-DPMNE duhet të gjejë mendjen e shëndoshë dhe të pranojë se është opozitë. Udhëheqësia kriminele e VMRO-DPMNE-së nuk mund t’i mbajë peng qytetarët e Maqedonisë. Në VMRO-DPMNE ka njerëz që e dinë se kriminelët në partinë e tyre e rrezikojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe ata e kanë për detyrë të veprojnë në mënyrë të arsyeshme, tha LSDM-ja sot në kumtesën e tyre të re si përgjigje ndaj asaj të VMRO-së.

Ata kanë bërë thirrje te lideri i VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së të mos nxisin dhunë “për tu shmangur nga përgjegjësia për krimet e tyre.”

“Duhet të ketë transfer të pushtetit, kjo është vullnet i shumicës dhe VMRO-DPMNE dhe Gjorge Ivanov janë të detyruar të lejojnë një transferim paqësor të pushtetit! Vullneti i shumicës së qytetarëve është i qartë dhe gjithashtu 700.000 qytetarë përmes 67 mandateve të deputetëve kanë të drejtë dhe përgjegjësi të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit, dhe pastaj Qeverinë e re reformatore. Kjo do të ndodhë në bazë të Kushtetutës, rregullave dhe ligjeve “, shkruhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button