Operatorët që realizojnë minimum 100.000 euro, do të japin para për fondin kompensues për shërbime universale

Operatorët të cilët në vit realizojnë minimum bruto të ardhura prej 100.000 euro nga sigurimi i rrjeteve dhe shërbimeve publike eletronike-komunikuese në fondin kompensues për shërbime universale për këtë vit duhet të paguajnë 0,25 për qind nga të ardhurat e përgjithshme që e kanë realizuar vitin e kaluar, vendosi Agjencia për Komunikime Elektronike.

“Në pajtim me nenin 106 paragrafi 3 nga Ligji për komunikime elektronike ndërsa lidhur me nenin 33 nga paragrafi 2 i Rregullores për sigurimin e shërbimeve përfshirë me shërbimet universale, lartësia prej 0,25 për qind është përcaktuar në pajtim me përqindjet e mjeteve të nevojshme në fondin kompensues për shërbime universale për vitin 2017 prej të cilave do të bëhet pagesa e neto shpenzimeve të dhënësve të shërbimit universale që llogariten si dalllim mes neto shpenzimeve të cilat dhënësi i shërbimeve universale do t’i kishte nëse nuk ishte dhënës i shërbimeve universale me ç’rast merren parasysh fitimi procentual dhe volitshmëritë jomateriale që i ka dhënësi i shërbimit universal gjatë sigurimit të shërbimit universal”, theksohet në vendimin e publikuar në ueb faqen e AKE.

Në bazë të të dhënave të dorëzuara nga operatori për të ardhurat e përgjithshme të realizuara për vitin 2016 , drejtori i Agjencisë për Komunuikime Elektronike duhet të sjell vendim të veçantë për çdo operator me të cilin konfirmohet vlera e sakt e mjeteve që operatori duhet ta paguajë në fondin kompenseus për shërbime universale, si dhe afatin për pagesë.

AKE e krijoi  Fondin për shërbime universale në mars të vitit 2013 në pajtim me Ligjin për komunikime elektronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button