Ivanov: Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të angazhohet për përparimin e të drejtave të komunitetit rom

Republika e Maqedonisë në suaza evropiane është lidere në respektimin e të drejtës së romëve si komunitet i barabartë me të gjitha komunitetet e tjera në pajtim me të drejtat e tyre të garantuara kushtetuese, u theksua në takimin e sotëm të presidentit Gjorge Ivanov me përfaqësuesit e partive politike të romëve në Republikën e Maqedonisë me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve – 8 prill.

I përbashkët është edhe konkludimi, siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, se është i nevojshëm intensifikimi i aktiviteteve nga rajonet parimore të cilat janë pjesë e Planeve kombëtare të veprimit 2016-2020, me qëllim të implementimit më efikas të angazhimeve për barazi, zhvillim, integrim dhe prosperitet të komunitetit rom në vend.

“Kjo ditë e afirmon nevojën nga mbështetja më e madhe për popullatën rome e cila në mënyrë aktive punon në sfidat me të cilat përballet”, tha Ivanov në takim dhe në këtë kontekst porositi se Maqedonia do të vazhdojë të angazhohet për përparimin e të drejtave të komunitetit rom në shoqërinë e Maqedonisë.

Përfaqësuesit e partive politike rome, theksuan se nder i madh për ta paraqet rëndësia të cilën presidenti Ivnaov e jep për të drejtat e komunitetit rom në Maqedoni dhe porositën se romët si pjesë integrale nga shoqëria e Maqedonisë do të vazhdojnë në mënyrë aktive të marrin pjesë përmes partive të tyre në jetën politike për përparimin e mëtutjeshëm të pozitës së romëve në nivel qendror dhe lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button