Peleshi: Qeveria teknike, pretekst. Ndryshimi, me votëbesim ose zgjedhje

Qeveria mund të rrëzohet dhe të ndryshojë vetëm përmes 2 rrugëve, votëbesimit në Parlament, ose me votën e popullit. Për këtë të fundit, PS po pret zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ne kemi një qeveri legjitime, që ka ardhur me votë në detyrë. Qeveria vjen dhe ikën përmes votës së popullit dhe votëbesimit në parlament. Nëse një nga këto ka rënë, na duhet të presim datën e zgjedhjeve të provojmë kë mbështesin shqiptarët dhe parlamenti të formatohet”, ka deklaruar zv.kryeministri Niko Peleshi, transmeton Top Channel.

Peleshi ka theksuar se, duke qenë legjitime dhe e mandatuar, qeveria aktuale nuk ka asnjë arsye që t’ia lërë vendin një qeverie tjetër, që vjen sipas tij si kërkesë absurde e opiozitës.

“Një kërkesë që, padashur të jem negativ, është më tepër pretekst sesa racionale. Nëse PS votëbesohet për të vazhduar punën edhe për 4 vjet të tjera, për këtë ne nuk shtimë fall, nuk mund të shohim filxhanin e asnjëlloj kafeje, të asnjë institucioni, por të presim filxhanin e 18 qershorit”, ka thënë Peleshi.

Nga Korça, Peleshi tha se PS ka vetëm 2 sfida përpara 18 qershorit, organizimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe oferta për shqiptarët.

Peleshi dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inauguruan në Korçë shtëpinë mbështetëse për personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button