Meta: Në ditët e ardhshme të gjendet zgjidhja

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë pasditen e kësaj të premteje në prezantimin e projektit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve të Bashkisë së Skraparit.
Në fjalën e tij në këtë takim, Meta bëri apel për dialog mes palëve, në mënyrë që vendi të ecë në rrugën e stabilitetit dhe të paqes sociale, transmeton Lajmi.net.

“Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të legjitimitetit të institucioneve dhe të paqes sociale. Të gjithë duam paqen sociale në familjen tonë, në vendin tonë, sepse pa këtë nuk ka as siguri, as arsimim më të mirë, as ekonomi më të mirë, as punë më të sigurta dhe padyshim nuk ka një perspektivë në këtë vend”, deklaroi Meta.

Ai theksoi se, LSI është një parti që nuk nxit konflikte, por është e përqendruar në çështje konkrete “që ndihmojnë të rinjtë, që ndihmojnë maturantët, që ndihmojnë studentët, që ndihmojnë ata që duan punë më të mira dhe zona të ndryshme të vendit”, tha Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button