Këshilli i Etikës dënon raportimin skandaloz të mediave pro-VMRO kundër Fondacionit Metamorfozis

Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni (KEMM), ka miratuar 9 vendime në bazë të ankesave të paraqitura nga Fondacioni “Metamorfozis”, ku të gjitha ankesat janë vlerësuar si të arsyeshme, njofton Portalb.mk.

Ankesat kanë të bëjnë me demantin e pa-publikuar dërguar te portalet kurir.mk, lider.mk, makedonija24.mk, netpress.com.mk, plus24.mk, republika.mk, si dhe te televizonet “Kanal 5”, “Nova” dhe “Sitel”.

SOS - Stop Soros
Stop Operacioni Soros – Fotografi e edituar

Demantet të cilat “Metamorfozis” i ka dërguar te të gjitha këto media, kanë të bëjnë ne gënjeshtrat dhe të pavërtetat e thëna për punën e Fondacionit para mediave nga ana e një grupacioni që quhet “Stop Operacioni Soros”. Ky është një grup prej tre anëtarëve për të cilët nuk dihet asgjë: çfarë subjekti janë, kë paraqesin dhe kush qëndron pas këtij emri.  Vetëm tre persona të njëjtë vazhdimisht flasin në emër të etnitetit të paregjistruar dhe që nuk ekziston i cili madje nuk është as në fazë të regjistrimit, siç vërtetoi edhe Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë.
LEXO: SOS: NGO, GONGO apo PONGO e paregjistruar?

Në vendimin e KEMM  thuhet se këto media kanë shkelur disa nene të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë, gjegjësisht nenin 1 dhe 3.
Në nenin 3 thuhet se “gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në ato raste kur vërtetohet pasaktësia e informatës”.
KEMM citon edhe nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, më saktë në paragrafët 4 dhe 5 ku qartë thuhet se e drejta e përgjigjes dhe e drejta e korrigjimit në mjetet e informimit publik është e garantuar.

Vendimin e KEMM, mediat janë të detyruara ta publikojnë në afat prej 3 ditësh sipas Rregullores së Punës së Komisionit për ankesa në lidhje me këshillin, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ky Komision do të ndërmarrë masa plotësuese.

LEXO DEMANTIN E PLOTË: Demant nga “Metamorfozis”: Ne nuk organizojmë protesta!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button