LSDM: Ivanov mbron platforma kriminale, do të ketë Qeveri të re reformuese

“Gjorge Ivanov është i obligueshëm për transferim të qetë të pushtetit dhe jo t’i mbrojë platformat kriminele për interesa personale dhe partiake, platformë e vetme që paraqet kërcënim për qytetarët dhe shtetin është platforma kriminale e naftës së Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“I gjithë opinioni i brendshëm dhe  ndërkombëtarë e di se ekziston program i Qeverisë së re reformuese të Maqedonisë unitare. Ekziston shumicë legjitime parlamentare prej 67 deputetëve dhe proceset demokratike patjetër duhet të vazhdojnë. Ata janë zgjidhja e vetme kundër, ndarjeve, shtetit binacional, drejt të cilave çojnë politikat e Gruevskit që i mbron Ivanov”, shtojnë nga LSDM.

“Është e rëndësishme mendje e shëndoshë dhe atë porosi jo-rastësisht e dërgoi bashkësia ndërkombëtare. Ivanov nuk guxon që t’i rrezikojë interesat shtetërore. Atë nuk guxojnë ta bëjnë deputetët e VMROD-DPMNE-së”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button