Meta: Nuk ka krizë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

“Maqedonia është vend në Ballkan ku përballen shumë interesa të huaja”, deklaroi mbrëmë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në intervistë për televizionin Ora News, njofton Portalb.mk.

“Ai është vend, ku përveç se me Shqipërinë, ka probleme specifike edhe me disa vende tjera fqinje, ndërsa përbërjen demografike dhe gjegjësisht etnike e bën shtetin shumë delikat në kuptimin e vendit funksional të qëndrueshëm”, tha Meta, duke u përgjigjur në pyetjen për marrëdhëniet me rajonin, zhvillimin e ngjarjeve në Maqedoni, si dhe për akuzat e VMRO-DPMNE-së për përzierje të Tiranës në punët e brendshme të shtetit.

Meta konsideron se lufta e vërtetë në Maqedoni nuk është kriza e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe maqedonasve, por kriza mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, gjegjësisht kriza mes opozitës dhe qeverisë.

Në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Meta tha se “ata janë shfrytëzuar që të krijohet situatë e rrejshme që është paraqitur si problem mes shqiptarëve dhe maqedonasve”.

Ai theksoi se në interes të Shqipërisë është që  Maqedonia të jetë stabile dhe që të drejtat e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen me destabilizimin e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button