Pesë shpikje që tregojnë se Nikola Tesla ka qenë më i madhi

1. Transferimi jokabllor i energjisë

Më shumë se 120 vjet më parë, Tesla pushtoi Panairin Botëror të 1893 në Çikago, duke  demonstruar se mund të transmetohej energji elektrike pa kabëll, duke përdorur “induksionin elektrodinamik”, duke ndezur një seri llambash me fosfor. Ai donte që të lëshonte energjinë distanca të gjata në atmosferë, për të siguruar energjinë e nevojshme, për një jetë të rehatshme.

Tani më shumë se një shekull më vonë, Intel dhe Sony janë duke zhvilluar transferimin jo me rreze të energjisë, për gjëra të tilla si telefonat celularë, për të mundësuar karikimin e baterisë tuaj, pa kabllot e energjisë. J.P. Morgan mbështeti Nikola Teslën me 150,000 dollarë, për të ndërtuar një kullë që do të përdorte frekuencat natyrore të universit tonë, për të transmetuar të dhënat, duke përfshirë një gamë të gjerë informacioni, të përcjellë me anë të imazheve, mesazheve zanore, dhe tekstit. Ky ishte komunikimi i parë pa kabëll në botë. Në të njëjtën kohë, ai tregoi se përveç kostos së vetë kullës, universi është i mbushur me energji të lirë, që mund të shfrytëzohet për të formuar një rrjet të gjerë në gjithë botën, që lidh të gjithë njerëzit në të gjitha vendet, si dhe të lejojë njerëzit për të shfrytëzuar energjinë e lirë përreth tyre.

2. Rrezet X

Studimi i Teslës në fushën e elektromagnetizmit ndihmoi për t’u dhënë Radiologëve kudo, aftësinë për të vështruar brenda në anatominë e një personi, pa e hapur trupin – një koncept që, në fund të viteve 1800, dukej i paimagjinueshëm. Fizikantit gjerman Villhelm Röntgen iu njoh merita, për zbulimin e rrezeve X në vitin 1895, por eksperimentet e Teslas, të kryer tetë vjet më herët, nxjerrin në pah rreziqet e natyrshme të rrezatimit në trupin e njeriut. Arsyeja kryesore pse kontributi i Teslës në zbulimin e rrezeve X nuk është bërë më shumë i njohur, është se një pjesë e madhe e punës së tij ka humbur, kur laboratori i tij në Nju Jork u dogj më 13 mars, 1895.

3. Rrezja e vdekjes

Në vitin 1930 Tesla thuhet se shpiku një armë me rreze thërrmijash që disa, për ironi, e kanë quajtur një “rreze e paqes”. Pajisja ishte, në teori, e aftë për të gjeneruar një rreze intensive energjie, që mund të përdorej për shkatërrimin e avionëve luftarakë të armikut, ushtritë e huaja,  ose çdo gjë tjetër, që do të doje të mos ekzistonte. E ashtuquajtura Rrezja e Vdekjes nuk u ndërtua, megjithatë, edhe pse Tesla kërkoi t’ua shesë njësive të ndryshme ushtarake. Planet për lazerin nuk u gjetën pas vdekjes së Teslës.

4. Robotika

Tesla imagjinoi që në të ardhmen, një garë e robotëve “do të ishte në gjendje që të kryente punë në mënyrë të sigurtë dhe në mënyrë efektive”. Në vitin 1898, ai demonstroi një varkë të radio-kontrolluar që kishte shpikur, për të cilën shumëkush mendon se ka shënuar lindjen e robotikës. Ai parashikoi një botë të mbushur me “makina inteligjente, shoqërues robotikë të njeriut, sensorë [të ndryshëm], dhe sisteme autonome”. Tesla këmbëngulte se këto kopje njerëzore duhet të kishin kufizime, duke përfshirë rritjen dhe shumimin.

5. Makina e tërmetit

Në vitin 1898, Tesla pretendoi se kishte ndërtuar një pajisje të vogël lëkundëse që, kur u vendos në zyrën e tij dhe u vu në veprim, tronditi gjithë ndërtesën dhe çdo gjë rreth saj. Pajisja peshonte vetëm disa paund, por Tesla ishte në gjendje që të akordonte kohën e oshilatorit, në një frekuencë të tillë, që çdo dridhje e vogël, shtonte vetëm pak energji më shumë në valën e përkuljes së ndërtesës. “Me shumë pak shtytje, edhe struktura më e madhe mund të lëkundej fort”. Duke kuptuar tmerret e mundshme që një pajisje e tillë mund të krijonte, Tesla mori një çekiç dhe e theu oshilatorin, duke u thënë punonjësve të tij që të bënin sikur nuk dinin gjë, nëse pyeteshin për lëkundjet. /ScienceMag – Përgatiti: bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button