OKB thirrje për armëpushim 72 orësh në Siri

Jan Egeland, këshilltari i posaçëm i Përfaqësuesit Special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura me qëllim të dërgimit të ndihmave humanitare në Siri u bëri thirrje SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe Iranit që të mundësojnë një armëpushim 72 orësh në ditët në vijim, raporton Anadolu Agency (AA).

Egeland ka mbajtur një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë pas takimit të Grupit të Punës për qasjen e ndihmave humanitare të Grupit ndërkombëtarë mbështetës të Sirisë.

“U bëjmë thirrje SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe Iranit që në muajin prill dhe maj të mundësojnë dërgimin e ndihmave për 1 milion njerëz që ndodhen në rajonet me qasje të vështirë dhe nën bllokadë në Siri”, deklaroi Egeland.

Ndërsa në lidhje me sulmin me armë kimike në Idlib, Egeland tha se po hetojnë kush qëndron prapa sulmit dhe çfarë armësh janë përdorur.

“Është shumë e neveritshme lufta e Sirisë ku më së shumti humbin jetën fëmijët se sa personat e armatosur. Është shumë e neveritshme lufta ku fëmijët vriten me armë kimike helmuese”, tha ai.

“Bëjmë thirrje që në ditët në vijim të sigurohet një armëpushim 72 orësh në rajonet ku po ndodhin konflikte intensive në Siri”, tha ndër të tjera Egeland.

Në sulmin e kryer ditë më parë në rajonin Han Shejhun me armë kimike nga regjimi sirian humbën jetën më shumë se 100 persona nga të cilët shumica e tyre gra dhe fëmijë si dhe u prekën nga substancat kimike 500 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button