Sulmi fizik ndaj deputetit të LSDM-së, ja çfarë thotë VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE ka dërguar deklaratë te opinioni në lidhje me sulmin e deputetit të LSDM-së, Maksim Dimitrievski, njofton Portalb.mk.

“Dhuna e kriminelëve dhe tradhtarëve të LSDM-së patjetër duhet të sanksionohet.  LSDM është shndërruar në një grup mafiozësh që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me popullin maqedonas. Kulmi i sjelljes kriminele të shoqërisë keqbërëse rreth kriminelit Zoran Zaevit është sulmi i djeshëm fizik nga ana e deputetit Maksim Dimitrievskit. Pa asnjë arsye u ka vërsulur për të sulmuar një djalë 23 vjeçar vetëm për shkak se nuk i ka pëlqyer kënga maqedonase. Ky skandal patjetër duhet të zbardhet deri në fund”, thuhet mes të tjerash në kumtesën e VMRO-DPMNE-së

Ndryshe, deputeti i LSDM-së, Maksim Dimitrievski,  mbrëmë në një festë familjare u sulmua nga një grup, siç tha ai, persona të dehur nga alkooli.

LEXO: Sulmi fizik ndaj deputetit të LSDM-së, MPB e heton rastin

LEXO: Policë të armatosur civil, fizikisht e kanë sulmuar deputetin e LSDM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button