Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Brexit-in

Parlamenti Evropian (PE), miratoi projektrezolutën që përmban kushtet e negociatave të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Në votimin e kryer në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së që është mbledhur në qytetin Strasbourg të Francës projektrezoluta është pranuar me 516 vota pro dhe 133 vota kundër.

Gjithashtu është theksuar se Britania duhet të zbatojë të gjitha përgjegjësitë financiare që ka nënshkruar si vend anëtar. Pritet që marrëveshja t’i kushtojë Britanisë 60 miliardë euro.

Në rezolutë parashikohet marrja e disa masave në lidhje me procesin e tranzicionit, në rast të shënimit të përparimeve konkrete përgjatë negociatave për daljen nga Unioni, proces i cili do të zgjasë për 2 vite. Ndër të tjera theksohet se pa u plotësuar dalja nga BE-ja nuk do të nënshkruhet marrëveshja e re e cila rregullon marrëdhëniet mes Britanisë dhe Bashkimit Evropian.

Ndër të tjera në rezolutë përfshihet edhe thirrja që bëhet për ruajtjen e të drejtave të 3 milionë qytetarëve evropianë që jetojnë në Britani dhe të afërsisht 1 milionë qytetarëve britanikë që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button