ANKETA: Shqiptarët e duan LSDM-në më shumë sesa maqedonasit

Për maqedonasit – zgjedhjet e parakohshme të reja parlamentare derisa për shqiptarët – shumica parlamentare aktuale sjell zgjidhjen e krizës politike në vend. Kështu tregon anketa më e re e realizuar nga instituti TEAM dhe e mbështetur nga USAID-i dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI), sipas të cilës, 33.9 për qind e maqedonasve kërkojnë zgjedhje të reja, 20 për qind Qeveri të shumicës me mandat LSDM-në, derisa 10.5 për qind e të anketuarve maqedonas mendojnë se vetëm një koalicion i zgjeruar do të zgjidh krizën politike në vend, shkruan gazeta KOHA.

Shqiptarët ndërkohë janë shprehur krejtësisht kundër – 71.9 për qind kërkojnë Qeveri të shumicës aktuale në Parlament, ndërsa vetëm 1.5 për qind thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për zgjidhjen e krizës. Rezultatet e anketës kanë nxjerrë në pah edhe dukurinë e mbështetjes së shqiptarëve të LSDM-së së Zoran Zaevit.

Mbi 46 për qind e maqedonasve thonë se Platforma e shqiptarëve prek integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë, ndërsa e njëjta përzihet në punët e brendshme të shtetit. Kështu tregon anketa më e re e realizuar nga instituti TEAM dhe e mbështetur nga USAID-i dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI), sipas të cilës, 46.0 janë përgjigjur me “pajtohem” në pyetjen: “Platforma shqiptare është interferencë e huaj në punët e brendshme të shtetit dhe rrezikon sovranitetin e Maqedonisë?”. 19.4 për qind e maqedonasve janë shprehur se “nuk pajtohem”, 18.1 për qind nuk janë shprehur, derisa 16.6 për qind as nuk pajtohen dhe as pajtohen. Tek shqiptarët, 67.2 për qind “nuk pajtohen” se Platforma shqiptare rrezikon sovranitetin e shtetit, ndërsa 19.7 për qind nuk janë përgjigjur. Megjithatë, interesante janë përgjigjet për Platformën shqiptare të firmosur nga tre partitë shqiptare – BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët. Në pyetjen: “A e keni lexuar Platformën e partive shqiptare?”, 81.2 për qind e maqedonasve janë shprehur me “JO”, ndërsa me “PO” janë shprehur 18.8.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button