Trump: Sulmi me armë kimike nuk mund të injorohet nga bota e civilizuar

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar Asadit në Siri me fjalët “Nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar sulmi mizor me armë kimike në Siri i cili ka patur në objektiv njerëzit e pafajshëm duke përfshirë në mesin e tyre gratë dhe fëmijët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Trump ka dënuar sulmin me armë kimike të kryer nga regjimi i Asdit në qytetin Idlib të Sirisë.

“Nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar sulmi mizor me armë kimike në Siri i cili ka patur në objektiv njerëzit e pafajshëm duke përfshirë në mesin e tyre gratë dhe fëmijët. Këto veprime të pabesa të regjimit të Asadit janë rezultat i dobësisë dhe pavendosmërisë së qeverisë së mëparshme. Barack Obama në vitin 2012 kishte thënë se ka një vijë të kuqe në lidhje me përdorimin e armëve kimike dhe më pas nuk ka bërë asgjë. SHBA në pikën e dënimit të këtij sulmi të papranueshëm qëndron bashkë me të gjithë aleatët e saj në botë”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer përpara deklaratës së Trump-it ka përdorur të njëjtat shprehje në një deklaratë të shkurtër për gazetarët në takimin jozyrtar në Shtëpinë e Bardhë.

Në sulmin me armë kimike që elementët e regjimit të Asadit kryen në qytetin Idlib, humbën jetën të paktën 100 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button