Sidrit Bejleri: Jemi kaq pak, gjynah të mos duhemi

Sidrit Bejleri ka shkruar rreth këngëtarit Alban Skenderaj duke e konsideruar atë si një artistë të mirëfilltë, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Këngëtari Sidrit Bejleri, i cili njihet për energjinë pozitive që ka, si rrallë ata që lavdërojnë kolegët, ai përmes një postimi në facebook ka thënë disa fjalë për këngëtarin Alban Skenderaj. Por përveç fjalë të mira për Albanin ai ka përcjellë edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare.

“Jemi kaq pak saqë gjynah të mos duhemi”, ka shkruar Bejleri.

Ndërsa sa i përket Albanit, ai është shprehur se ky djalë bënë art të vërtetë.

“Ky djali është nga ata pak të vërtetët, që i bën gjërat duke dëgjuar anën e mirë të shpirtit dhe mbi të gjitha larg kompromisit me vorbullën e llumit që ka përfshirë artin shqiptar. O njerëz, kthehuni tek arti i vërtetë që nuk është e vështirë të shquhet, se e zeza nuk mund të jetë kurrë e bardhë dhe mos dëgjoni gjithfarë pisllëqesh! Faleminderit Alban! Faleminderit or mik!”, ka shkruar Sidriti në facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button