Miriami dhe Albani kurorëzuan dashurinë me martesë, fotot nga dasma përrallore (FOTO)

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë zyrtarisht burrë e grua! E papritur? Edhe për ne! pak minuta më parë, Miriami ka bërë të ditur lajmin e ëmbël duke publikuar disa foto nga dasma përrallore, e cila u organizua në Maldive, në po të njëjtin vend ku Miriami mori propozimin për martesë, 6 vite më parë. Edhe pse lajmi është bërë i ditur vetëm sot, ceremonia është mbajtur më 7 maj. Miriami dukej një princeshë e vërtetë me fustanin e nusërisë dhe vellon madhështore, ndërsa Albani si një princ i veshur me të bardha. Nuk mund të mungonte edhe ëngjëlli Ameli, e cila është fryti i kësaj dashurie përrallash, transmeton Revista Class.

PO! U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht ‘burrë e grua’, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim ‘PO’ përpara Zotit dhe njerëzve që na duan, por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë ‘PO’ nga momenti i puthjes së parë!

U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë herë jo në botën e magjishme nënujore, por vetëm pak metra më larg, në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar. Një pikë e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit.

Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e ëngjëllit tonë, Amelisë. PO … deri sa vdekja të na ndajë!

7 Maj, 2019”, -ka shkruar Miriami, përkrah fotove nga dasma.

 

View this post on Instagram

 

PO! U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise. PO … deri sa vdekja te na ndaje! 7 Maj, 2019.

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

humë urime për çiftin!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button