LSDM dhe partnerët do të ndërtojnë strategji të re

LSDM prej mbrëmë filluan konsultime brendapartiake, të cilat sot do t’i vazhdojmë me partnerët e shumicës parlamentare, me qëllim që të gjendet zgjidhje pas deklaratës së djeshme të presidentit Gjorge Ivanov, se ngelet në qëndrimin e njëjtë, gjegjësisht nuk do ta japë mandatin për formimin e Qeverisë, shkruan “DW” në gjuhën maqedonase. Këtë qëndrim e ka deklaruar pas bisedës njëorëshe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk, njofton Portalb.mk.

Nga LSDM nuk zbulojnë se çfarë strategjie mendojnë me qëllim që të dilet nga qorrsokaku, por vetëm thonë se ka modalitete për tejkalimin e kësaj gjendje dhe se për atë fillimisht do të bisedojnë me partnerët e shumicës.

Në mungesë të informatave për bisedën Ivanov-Tusk e cila u bë pas dyerve të mbyllura, tani po shpërndahen spekulime: se janë këmbyer tone shumë më të ashpra se sa deklaratat zyrtare pas takimit, se Tusk Ivanovit hapur dhe pa doreza ia ka treguar të gjitha rreziqet dhe pasojat për vendin nga vendimi i tij, por edhe se Ivanov, më parë e ka paralajmëruar se çfarë vale e migrantëve do të arrinte deri në kufijtë e Evropës, nëse BE vazhdon të merret në lidhje me atë se mandatin duhet ta merr Zaevi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button