Rasti “Titanik”, radhë funksionarësh për t’u marrë në pyetje në PSP

Në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) përsëri ka rritje të frekuencës së personave, këtë herë lidhur me rastin “Titanik”, për të cilin prokurorja speciale, Katica Janeva, në konferencën për shtyp të 28 shkurtit, deklaroi se hetimi është zgjeruar për edhe 17 persona të dyshuar, njofton SDK. Ashtu siç tha Janeva, pesë persona prej tyre kanë vepruar si krijues të grupit, të cilët janë funksionarë të pushtetit, ndërkaq të tjerët janë anëtarë të grupit, të cilët janë të punësuar si persona zyrtar të cilët janë të punësuar në organe shtetërore, transmeton Portalb.mk.

Për shkak të fshehjes së procedurës parahetimore, PSP nuk zbulon detaje se kë e kanë ftuar, por as pse i kanë ftuar.

Prokuroria Speciale më 28 shkurt, njoftoi se e zgjeroi hetimet për rastin “Titanik” edhe me 17 persona, funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Jo zyrtarisht mësohet se pjesë e hetimit të zgjeruar për parregullsi zgjedhore janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Martin Protugjer dhe deputeti Ilija Dimovski.

Prokuroria Speciale në kuadër të rastit për parregullsi zgjedhore nën emrin “Titanik” ka kryer hetime edhe për mënyrën e financimit të VMRO-DPMNE-së.

 

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN: Rasti “Titanik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button