Tramp: SHBA-ja unanimisht do të veprojë kundër Koresë së Veriut, nëse Kina nuk dëshiron të bashkëpunojë

SHBA-ja është e gatshme për përballje unanime me kërcënimin bërthamor koreanoverior, nëse Kina nuk ndihmon, paralajmëroi presidenti amerikan, Donald Tramp në intervistën për gazetën “Fajnenshëll tajms”.

Tramp dhe presidenti kinez, Si Xhinping do të takohen për herë të parë në Floridë më 6 dhe 7 prill, kur do të bisedojnë për Korenë e Veriut, tensionet në Detin Jugor kinez dhe mospajtimet për çështjet tregtare.

“Kina ka ndikim të madh ndaj Koresë së Veriut, Kina ose do të vendosë të na ndihmojë me Korenë e Veriut ose jo”, tha Tramp. “Nëse e bën atë, kjo do të jetë mjaft mirë për Kinën, nëse jo, nuk do të jetë mirë për askënd”, shtoi Tramp.

Ai paralajmëroi se nëse Pekini nuk i zgjidh problemet me Phenianin, atë do ta bëjnë amerikanët.

Koreja e Veriut kreu dy testime bërthamore vitin e kaluar dhe konsiderohet se përpunon raketë bërthamore, me kapacitet të arrijë deri në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button