Media austriake: Maqedonia me prirje vetëshkatërruese, ja modeli i politikanëve ballkanikë

Mbi situatën e fundit gjeopolitike mbi Ballkanin ka shkruar edhe media e djathtë austriake Die Presse, duke theksuar se zbehtësinë e ndikimit të Brukselit në rajon mundohet të shfrytëzohet nga Ankaraja dhe Moska.

“Udhëheqësit shtetërorë në Ballkan ndjekin modelin e presidentit Rexhep Taip Erdogan – udhëheqje autoritare, argumente nacionaliste dhe ekonomi neoliberale. Demokracia për ata është objektivi, jo qëllimi,” thekson eksperti i Europës juglindore Vedran Dzihic.

Pafuqia e BE në Maqedoni vërehet te pamundësia për të bindur presidentin Gjorge Ivanov t’ia jap mandatin liderit opozitar Zoran Zaev, në Kosovë nuk mund të zhbllokojë për automjetet urën në qytetin e ndarë të Mitrovicës, në Serbi deputetët thërrasin “Rusi” në kohën kur fjalimin mbajnë politikanët europianë.

Ballkani nuk i takon më Europës, propagandoi media ruse Sputnik. Por atje nuk përpiqet të shtojë ndikimin vetëm Moska, por edhe Ankaraja, Kina dhe vendet e gjirit.

Por në këto kushte edhe BE nuk është e unifikuar. “Në kohën kur perëndimi i ka bërë prej vitesh presion Nikola Gruevskit për demokratizimin e vendit, ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz bën fushatë për të në dhjetor 2016,” përcjell botasot.info.

Artikulli përmbyllet me paraqitjen e Serbisë si një fëmijë të mbrapshtë që gjatë nëntë viteve përpiqet problemin e Kosovës ta zgjidh me armë të vërteta dhe jo me komunikim, Maqedonia që ka prirje vetëshkatërruese, Bosnja që shpërbëhet vetë, Mali i Zi imagjinon veten si në “majë të botës” dhe Shqipëria që qëndron gjithë ditën “e tërhequr në fund të këndit”. Është kaos që liderët ballkanikë “luajnë me fëmijët e mbrapshtë”, që BE i kishte paralajmëruar, me Putinin, me Erdoganin. Por ata kanë nevojë për miq. Dhe mbase Putini dhe Erdogani nuk janë aq të keq, siç ka pretenduar gjithmonë BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button