Rreth 20 gjyqtarë kundërshtojnë risitemimin

Rreth 20 gjyqtarë kanë kundërshtuar risistemimin e kryetarit të Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev, thonë pjesë e gjyqtarëve për televizionin Telma.

Nga Gjykata Supreme thonë që kur të skadojë afati do të dalin me informacion zyrtarë se a është kundërshtuar ky vendim, sa e kanë kundërshtuar dhe kur do të shqyrtohen ankesat dhe kundërshtimet. Nëse vlerësohet sipas numrit të ndryshimeve por edhe atë të kundërshtimeve, ky risistemim ka shkaktuar më shumë reagime sesa ai për kryetaren Mihajlova.

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Jordan Mitrinovski thotë se kryetari i gjykatës nuk duhet që pa pajtimin e gjyqtarëve ti transferojë ata nga reparti në repart, në veçanti gjyqtarët me përvojë shumëvjeçare.

Gjyqtarët e pakënaqur thonë që risistemimi është bërë shkaku i rasteve të PSP-së, që mos të marrin në duar rastet që gjyqtarë më herët u janë përgjigjur pozitivisht disa kërkesave për arrestim dhe bastisje të speciales. Ribarev thotë se ka pasur parasysh punën e secilit gjyqtarë me lëndët dhe se nuk mundet që të gjithëve të iu plotësojë dëshirat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button