Punëtorët e helmuar lëshohen në mjekim shtëpiak, hetimet për rastin vazhdojnë
Inspektimi ka përfunduar dhe jemi në pritje të ekspertizës dhe më pas do të japim informacione lidhur me këtë rast në të cilin u helmuan punëtorët e fabrikës “Lear” në Tetovë, thonë nga Prokuroria publike Tetovë.
Nga Klinika e Tetovës, Shtëpia e shëndetit, Qendra për shëndetësi publike dhe Inspektorati sanitar thanë se është ende herët që të jepen informacione lidhur me hetimet, pasi që ende nuk i kanë marrë analizat fillestare, të cilat pritet të dalin nesër apo më së voni pasnesër.
Përndryshe të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë leshur për mjekim shtëpiak.