VMRO sërish i sulet Edi Ramës, ja pse

VMRO-DPMNE-ja përmes një komunikate thekson se luajtja dhe tregtia me interesat shtetërore ka ngritur apetitet e strukturave të ndryshme që nuk e duan të mirën e Maqedonisë. Nga VMRO-DPMNE-ja akuzojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se ka vazhduar me poshtërimin e popullit maqedonas duke i quajtur sllavo-maqedonas dhe sipas tyre, në mënyrë indirekte ka porositru se nëse Maqedonia nuk e ndryshon emrin dhe nuk lufton për hyrje në BE, atëherë do to ngjallen idetë për ndryshimin e kufijve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Opinioni ishte dëshmitarë se LSDM-ja është pajtuar për dygjuhësinë, ndryshimin e parave dhe uniformave. Opinioni e dëgjoi Zaevin si është i gatshëm të hap debat për ndryshimin e emrit, flamurit dhe himnit. Qytetarët e panë së është arritur marrëveshje për kantonizim, ndërsa reformatiri i Zaevit, Ziadin Sela, paralajmëroi edhe federalizimin e vendit”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button