Maqedoni, Prokuroria thotë se ka shkatërruar një grup dilerësh të drogave

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në koordinim me Sektorin për Hetime Kriminalistike – Njësiti për Tregti të Paligjshme me Drogë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka shkatërruar një grup që në periudhën e kaluar është ndërmarrë me shitje të narkotikëve, njofton Portalb.mk.

“Duke vepruar pas ngritjes së padisë penale kundër dy personave, prokurori dhe gjykatësi kompetent në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup, ka sjell propozim për shqiptimin e masës paraburgim për të dyshuarit. Personat janë të ngarkuar se kanë kryer vepër penale – prodhim të paligjshëm dhe lëshim në qarkullim drogëra të paligjshme, substanca psikotrope dhe prekursorë nga neni 215 paragrafi 3 i Kodit Penale”, njoftojnë nga Prokuroria.

Dyshimet bazë, asht usiç thonë nga Prokuroria, dalin nga dëshmitë e siguruara më parë se të dyshuarit në shtator të vitit 2016 në mënyrë të paligjshme, për të shitur, kanë blerë dhe kanë shitur drogë – marihuanë me peshë prej 805 gramë në afërsi të shkollës së mesme “Nikolla Karev” në lagjen Karposh të Shkupit.

Njëri nga personat, dje në orët e hershme të mëngjesit është ndaluar në kalimin kufitar “Deve Bair” gjatë përpjekjes për të dalë nga Republika e Maqedonisë dhe i njëjti është privuar nga liria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button