Alimi u kërkon deputetëve të VMRO-DPMNE-së ta lënë të qetë Tiranën

“Pasi që 90% të kohës e keqpërdorni foltoren, kërkoj nga ju që ta leni të qetë Tiranën. Nëse Platforma për të cilën flisni do të ishte tiranase, bisedimet nuk do t’i udhëhiqnin partitë shqiptare në Maqedoni, por Tirana  zyrtare”, tha deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, gjatë vazhdimit të seancës sotme konstituive, njofton Portalb.mk.

Ai, njëjtë si deputetët tjerë të partive shqiptare theksoi se dokumenti është prodhim vendor dhe kërkoi nga partitë tjera që ta thonë të njëjtën.

“Unë nuk jam në Parlamentin e Shqipërisë, por të Maqedonisë. Edhe njëherë them që nëse do të ishte Platforma tiranase, do të bisedonit në vend tjetër, jo këtu”, tha Alimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button