Cikloni në Australi nxjerrë peshkaqenët në rrugë (VIDEO)
Një gazetar në Australi është habitur nga pamjet tronditëse të ciklonit që përfshiu Australinë disa ditë më parë. Në rruget e Australisë tashmë gjenden dhe peshkaqenë, transmeton Oranews.
Ky peshkaqen i madh i mbuluar me baltë u pa në mes të rrugës pas rënies së nivelit të ujit në një qytet të Australisë që u godit nga cikloni “Debbie”.
Ekseprtët e shpëtimit kanë fotografuar peshkaqenin dhe menjëherë fotot janë hedhur në rrjetet sociale dhe janë përhapur në mënyrë virale.
Bashkëngjitur kanë shkruar: “Mendoni se duhet ta dërgojmë në ujë ? Mendoni përsëri! Ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë ka nën sipërfaqen e ujit që ka përmbytur zonën gjatë stuhisë së ashpër dhe ciklonit “Debbie”.