Messi? Jo, argjentinasit i kanë shpresat te dikush tjetër

Për një kualifikim në Botërorin e vitit 2018, argjentinasit nuk i kanë më shpresat te Leo Messi, por te një yll i ri i futbollit të këtij vendi.

Në një sondazh të realizuar nga “Ole”, që pyeste lexuesit se cilët lojtarë duhet të grumbulloheshin ende në kombëtare pas rezultateve të dobëta të ndeshjeve të fundit, ishte Paulo Dybala ai që mori më shumë vota.

Sulmuesi 23-vjeçar i Juventusit është shpresa e re e “Albiceleste”-s. Kolegët e tij në sulm nuk po kalojnë aspak një moment të mirë: Messi u dënua me 4 ndeshje pezullim nga FIFA për ofendime të gjyqtarit anësor në ndeshjen ndaj Kilit, ndërsa Aguero dhe Higuain nuk treguan asgjë nga niveli i tyre në këtë takim.

Argjentina renditet në vendin e pestë në grupin kualifikues të Botërorit 2018 të Amerikës së Jugut, pas Brazilit, Kolumbisë, Uruguajit dhe Kilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button