LSDM: Qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare e dënojë sjelljen e papërgjegjshme të Gruevskit

“Sjellja e papërgjegjshme e Nikolla Gruevskit dhe deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët këto ditë flasin vet me vete, kanë marrë dënime nga bota demokratike”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“Gruevskit nëpërmjet rezolutës të miratuar nga Partia Popullore Evropiane qartë ia kanë bërë me dije se nuk ka tolerancë për politikanë të korruptuar de skandale korruptive. PPE i dënon edhe provokimet dhe sjelljet agresive të cilët paraqesin kërcënim për paqen dhe stabilitetin, por dhe njëkohësisht kanë thirr për përmbajtje nga provokimet etnike”, tha LSDM.

LSDM thotë se bashkësia ndërkombëtare po i jep përkrahje shumicës parlamentare të cilët kanë votuar për ndryshime dhe e presin Qeverinë e re reformuese.

“Qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare presin që të zgjidhet kryetari i Kuvendit, që ai ta informojë presidentin Gjorge Ivanov, se duhet t’i jepet mandati liderit, Zoran Zaev dhe të formohet Qeveria”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button