LSDM: Shëndetësia është në kolaps, VMRO-DPMNE-ja i frenon proceset demokratike

“Mbyllja e Reparteve të Pulmologjisë me Endokrinologji dhe për Kirurgji Urgjente të Përgjithshme, në spitalin “8 Shtatori”, për shkak mungesës së kuadrit mjekësor, për fat të keq, është pasoja e parë konkrete nga bllokimi i proceseve demokratike dhe në formimin e Qeverisë së re reformuese”, thuhet në deklaratën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

Nga partia thonë se nëse do të kishte Qeveri të re reformuese, do të ishte zgjidhur problemi me kuadrin e spitalit në spitalin “8 Shtatori” dhe nuk do të kishte reparte të mbyllura, por do të punonin me kapacitet të plotë.

“Nëse VMRO-DPMNE-ja nuk i ndërpret proceset demokratike, sot veçmë do të shqyrtohej propozimi për rritjen e rrogave të mjekëve dhe të specialistëve, ndërsa mjekët do të ishin liruar nga detyrimet plotësuese administrative në vend të punës dhe do t’i përkushtoheshin trajtimit. VMRO-DPMNE dhjetë vjet e ka shkatërruar shëndetësinë dhe këtë shkatërrim e vazhdon edhe sot, kurse opozita i frenon ndryshimet që duhet të sjellin cilësi shëndetësore dhe jetë më të mirë për të gjithë”, thonë nga LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button