Ndërtesa e ish-komandës së ARM-së në Kërçovë kaloi në pronësi të Komunës

Pas dy dekadave e gjysmë, objekti i ish-komandës së garnizonit të ARM-së në Kërçovë kaloi në pronësi të vetëqeverisjes lokale.

Objekti, i cili në dekadën e fundit i ishte dhënë Minsitrisë së Arsimit, është në gjendje shkatërruese dhe për të qenë i përdorueshëm, nevojitet të investohet një shumë e madhe е parave. Në të duhet të vendoset administrata komunale.

“Për rikonstruimin e objektit është përgatitur projekt i ri, ndërsa për ndërhyrjet më voluminoze ndërtimore që do të pasojnë, do të konsultohemi edhe me Institutin për inxhinieri të tërmeteve nga Shkupi. Realizimi i këtij projekti do të shkojë në disa faza, pas çka shërbimet komunale përfundimisht në tërësi do të vendosen nën kulm të njëjtë, e jo si deri më tani të jenë të shpërndara në disa objekte nëpër qytet”, theksoi kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button