Putin i gatshëm për takim me Trumpin në Finlandë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur gatishmërinë e tij të takojë homologun amerikan, Donald Trump në margjinat e samitit Arktik i cili do të duhet të mbahet në Finlandë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin dhe presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, gjatë një fjalimi në forumin Arktik i cili po mbahet në qytetin Arkhangelsk të Rusisë, thanë se janë të hapur për një takim eventual.

I pyetur nëse Finlanda do të jetë nikoqire e takimit të burrështetasve të Arktikut, Niinisto tha se vendi i tij do të ishte i nderuar të mirëpres dy presidentët.

Takimi eventual Putin – Trump, do të ishte i pari mes dy zyrtarëve, ndërkohë që për samitin, Putin tha se është i gatshëm të marrë pjesë në të, nëse mbahet.

Në muajin maj, Finlanda do të marrë kryesimin me Këshillin e Arktikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button