Nën mbikëqyrje qeni që sulmoi një fëmijë në Katllanovë

“Një veterinar zyrtar ka kryer kontroll në teren pas sulmit të djeshëm të qenit në Katllanovë ndaj një fëmiju”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Popovski. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për qen endacak, por për qen i cili ka pronar, njofton Portalb.mk.

Ai informoi se akoma ndiqen edhe qentë në Fshatin Baçishtë të Kërçovës. Deri tani hulumtimet tregojnë se tek ata nuk ka shenja të tërbimit.

“Kanë qenë të izoluar dhe vendosur nën mbikëqyrje të gjithë qentë të cilët kanë kryer sulm, ata akoma ndiqen dhe për këtë periudha e izolimit zgjat 15 ditë, të parën, të shtatën dhe të pesëmbëdhjetën duhet të shihet se a shfaqen simptome të tërbimit. Deri këtë moment nuk ka simptome të tilla”, informoi Popovski dhe shtoi se Agjencia për Ushqim dhe Veterinari do të bëjë bashkëpunim me komunat për ndërtim të strehimoreve për qentë e pastrehë.

Mbikëqyrje është bërë edhe ndaj qenit në Negotinë i cili, gjithashtu, kafshoi fëmijë. Procedura vazhdon me vaksinimin e qenve kundër tërbimit dhe identifikimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button