Kritika: Ermonela Jaho është Cio-Cio-San-i më e mirë që Londra ka parë në vite (VIDEO)

Sopranoja shqiptare e ka pushtuar Covent Garden me performancat e saj elektrizuese të triptikut të Puçini-t, por ajo ka interpretuar edhe Cio-Cio San-in e tij për të shpallur në botë që kishte pritur deri tani për ta interpretuar atë rol në Londër. Dhe ja sa drithërueshëm e bën: skena e fundit në produksionin e  Leiser-Caurier, prezantohet me një elegancë të pamatë, me minimumin e skenave ngashëryese me fëmijën dhe pa takimet e rrëmujshme mes Lindjes dhe Perëndimit, kjo lejon që inskenimi të vërë në qendër pathosin e performancës së Jahos, shkruan The independent, përcjell Portalb.mk.

Vizualisht, ky produksion është në polin e kundërt të atij të kushtueshmit të Minghella-s në Kolose dhe megjithëse japonezëria e pasaktë e bëri shoqëruesin tim japonez të qeshte, intimiteti i dramës së këtij produksioni bëhet tërheqës. Dhe nën bakedën e Antonio Pappano-s dallohet çdo nuancë e rifinituarave delikate dhe të ashpra të bazës muzikore.

Ka disa performance të mira, veçanërisht ajo e tenorit Marcelo Puente si Pinkerton, stili i tij i dashur pak i dalë mode i të aktruarit, nuk e zbeh në asnjë mënyrë bukurinë e zërit të tij. Bronze-i i Jeremy White është shigjetues siç duhet, Elizabeth Dershong komandon butësisht si Suzuki dhe Scott Hendricks realizon një Sharpless simpatik. Jaho alternohet midis vulnerabilitetit dhe forcës, herë pas here duke sjellë me gjuhën e saj të trupit, brishtësinë e një kukulle japoneze bunraku. Dueti i saj madhështor me Puente ngjitet deri në qiell dhe solo-ja e saj e gjatë në të cilën shpresa përzihet me frikën na bind: ajo është Madama B më e mirë që Londra ka parë në vite.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button