Kocijançiq: Për BE-në e rëndësishme është që Maqedonia ta zbatojë Marrëveshje ne Përzhinës

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, sot në konferencë për shtyp në Bruksel tha se për hapjen e kapitujve për bisedime të Maqedonisë me BE-në vendos Këshilli Evropian dhe jo Komisioni, megjithatë sipas saj, për BE-në është me rëndësi që Maqedonia ta zbatojë Marrëveshjen e Përzhinës, njofton Portalb.mk.

“Ashtu siç e dini, ne nuk komentojmë komente dhe unë nuk do të komentojë komente të huaja. Por, ju jeni të vetëdijshëm se cilat janë rregullat dhe rekomandimet e Komisionit për hapjen e bisedimeve me vendin tuaj, kushtëzim me implementim, gjegjësisht implementimi i Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave prioritare në vend. Hapja e kapitujve për bisedime, do të bëhet kur të plotësohen këto kushte dhe vendimin për atë do ta sjellë Këshilli”, tha Kocijançiq.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button