Lideri opozitar rus, Navalny, dërgohet në gjykatë

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, është dërguar në një gjykatë në Moskë, një ditë pasi është arrestuar nga policia, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Navalny dhe qindra të tjerë janë arrestuar të dielën gjatë protestave kundër qeverisë në disa qytete të Rusisë.

Ai pritet të akuzohet për organizimin e tubimeve të paautorizuara, që kanë çuar në shkelje të rendit publik.

Navalny mund të dënohet me 15 ditë burgim.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar arrestimin e protestuesve dhe kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre.

Të dielën, mijëra njerëz protestuan duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion.

Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button