Moti sot në Maqedoni

Sot në mëngjes në disa pjesë të Maqedonisë priten temperatura negative të cilat do të ulen deri në minus tre. Meteorologët paralajmërojnë se në mëngjes më ftohtë do të jetë në Berovë minus 3 dhe Kriva Pallankë minus 2 dhe Tetovë me minus një gradë. Në pjesët e tjera temperatura mbi zeron dhe do të arrijë maksimalisht katër gradë në Gjevgjeli. Temperatura ditore do të lëvizë prej 9 e deri në 18 gradë Celsius.

Temperaturat ditore, siç paralajmërojnë meteorologët, do të shënojnë rritje. Erë mesatare deri të përforcuar do të ketë të enjten, kur edhe vranësirat kohë pas kohe do të rriten, ndërsa nga e premtja janë të mundura reshje të dobëta lokale të shiut.

Të mërkurën temperatura ditore do të arrijë deri 21 gradë, të enjten 23, të premten 20, të shtunën 21 dhe të dielën 23 gradë. Temperatura e mëngjesit të mërkurën do të jetë prej -2 deri 5 gradë, të enjten prej 0 deri 6, të premten prej 3 deri 8, të shtunën prej 3 deri 7 dhe të dielën prej 2 deri 7 gradë.

Sot moti është me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, në pjesët perëndimore dhe juglindore me kushte për reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male borë. Nga fundi i ditës vranësirat do të zvogëlohen ndërkaq gjatë natës do të jetë kryesisht kthjelltë. Do të fryj erë e dobët nga drejtim i ndryshueshëm, ndërsa pasdite edhe në orët e mbrëmjes erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 14 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button