Sot është dita botërore e teatrit

27 marsi, sot do të shënohet nëpër botë me shfaqje dhe lexim të mesazheve për artin skenik. Aktorja franceze e filmit, 64-vjeçarja Izabel Iper është autore e mesazhit botëror, ndërsa mesazhin e Maqedonisë e ka shkruar Bllagoj Micevski, kostumograf, regjisor, drejtori artistik i Teatrit popullor të Manastirit.

“Derisa ju drejtohem, unë nuk jam unë, nuk jam aktore, unë jam një nga shumë njerëzit falë të cilëve teatri ekziston. Kjo është edhe detyra jonë, por para së gjithash nevoja jonë; siç thuhet: “Nuk ekziston teatri për shkak të nesh, por ne ekzistojmë falë atij. Teatri është i fuqishëm. Ai kundërshton dhe mbijeton gjithçka: lufta, censura, varfëria”, thotë Iper.

Изабел Ипер

Dita ndërkombëtare e projektit e inicuar nga ITI – Instituti Internacional Teatral, shoqata ndërkombëtare e UNESKO-s e bazuar me qëllim që të ndërlidhen punonjësit teatral dhe rrjedhje më e lehtë e informacioneve mes tyre.

Iper në mesazh përqendrohet në historinë e këtij projekti artistik, por edhe sqaron se çka për të do të thotë teatri dhe çfarë mundësie ka në shoqërinë që jetojmë.

БЛАГОЈА МИЦЕВСКИ

Në mesazhin e Maqedonisë Bllagoj Micevski thotë se teatri është minierë në të cilën artistët çdo ditë dëgjohen thellë në galerinë e trupit të tij dhe shpirtit dhe i dëshirojnë fat njëri tjetrit. Atje e gjejnë pasurinë e tyre, që më vonë, çdo ditë para publikut të thonë: “Ja, këtu jam, kam qenë dhe do të jem!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button