VMRO-DPMNE: Zaev nuk guxon të tregtojë me interesat nacionale

VMRO-DPMNE sot kumtoi se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk mundet dhe nuk guxon të tregtojë me interesat më të larta nacionale dhe shtetërore vetëm, siç kumtojnë, të mos përgjigjet për krimet që i ka kryer.

Sipas VMRO-DPMNE-së, qindra mijë qytetarë Zaevit çdo ditë i çojnë porosi se nuk do t’ia pranojnë, siç thonë, platformën e Tiranës dhe Qeverinë e Tiranës që ka ndërmend ta formojë dhe me të cilën do ta vinte në pikëpyetje të ardhmen e Maqedonisë.

Populli, theksojnë nga VMRO-DPMNE, e mposhti Zaevin në zgjedhje. Programi i tij mori vetëm 430.000 vota. Të gjitha të tjerat janë gënjeshtra dhe manipulime dhe pranim i lëshimeve që i bën dhe pëlqim i tij për ta ridefinuar shtetin.

Shtojnë se qytetarët nuk lejojnë, siç qëndron në kumtesë, Zaev të kontraktojë dygjuhësi, ndërrim të banknotave, uniformave, të hapë debate për himnin, stemën dhe flamurin dhe ta fillojë procesin e kantonizimit dhe federalizimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button