Moti në Maqedoni, prej të hënën ulje të temperaturave

Moti i ngrohtë dhe me diel do të vazhdojë deri të premten me temperatura deri 20 gradë celsius, ndërsa gjatë fundjavës do të ketë rënie të temperaturave. Meteorologët paralajmërojnë për nesër vranësira të ndryshueshme me shi i që do të zgjas shumë shkurtë në orët e pasdites, njofton Portalb.mk.

Temperatura e ditës së nesërme do të arrijë deri 27 gradë celsius, ndërsa të premten deri 26 gradë. Kurse gjatë fundjavës,  të shtunën deri 23 gradë dhe të dielën deri 21 gradë celsius.

Ndryshim më të madh të motit pritet prej të hënën e ardhshme ku temperaturat do të bien për 10 gradë celsius. Nga veriperëndimi do të ketë valë të ftohta, ndërsa në veri do të ketë ajër më të ftohtë që do të shkaktojë uljen e temperaturave dhe ndryshim të gjendjes kohore. Do të ketë mot të vrenjtur dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet malore edhe borë.

Të hënën temperaturat do të lëvizin prej 7 deri 11 gradë, të martën prej 9 deri 13 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button