Gruevski i ka ofruar Hanit dy propozime për zgjidhje të krizës politike

“Jemi të kënaqur nga takimi me eurokomesarin, Johanes Han, me të cilin në debat të hapur i pastruam disa mëdyshje”, deklaroi Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE pas takimit të mbrëmshëm mes partisë së Nikolla Gruevskit dhe eurokomesarit bashkë me tre eurodeputetët, Ivo Vajgël, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, njofton Portalb.mk.

Milloshovski theksoi se kanë biseduar për rreziqet që dalin nga mundësia “nëse dikush detyrimisht përpiqet që të zgjidh çështje nacionale dhe se Hanit i kanë propozuar dy zgjidhje për dalje nga kriza politike”.

“Ekzistojnë dy mënyra për tejkalim të krizës. E para është që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të heq dorë nga kërkesat e partive shqiptare dhe Platforma të cilën ata e përfaqësojnë. Opsioni i dytë është zgjedhje të reja parlamentare si udhërrëfyes për lëvizjen e ardhshme të Maqedonisë”, tha Milloshoski.

Ai gjithashtu tha se “VMRO-DPMNE do të punojë në institucionet e sistemit për të mirën e Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button