Çavkov: Deputetët do të kenë qasje të sigurt dhe të papengueshme në Kuvend

“Deputetët do të kenë qasje të sigurt dhe të papengueshme në Parlament. Ashtu sikur deri më tani, policia do të jetë në nivel të nevojshëm profesional për mbajtjen e sigurisë publike”, deklaroi për “DW”, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, njofton Portalb.mk.

Pas paralajmërimeve të së ashtuquajturës iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” të udhëhequr nga personat e eksponuar të VMRO-DPMNE-së, se do të ketë protestë masive Çavkov thotë se janë të informuar dhe se policia po ndërmerr plane operative.

“Në MPB funksionon shtabi i cili pa ndalur disponon dhe i ndjek të gjitha informatat. Policia ndërmerr plane operative në pajtim me ato informata dhe vlerësimeve të sigurisë. Ndaj asaj baze i dimensionojmë kapacitetet personale dhe mjetet tekniko-materiale”, thotë Çavkov.

Në pyetjen se policia a do të garantojë që nuk do të pengohet hyrja ose dalja nga Kuvendi, duke i pasur parasysh paralajmërimet se protestuesit mund t’i bllokojnë hyrjet-daljet në Kuvend, Çavkov decid thotë “sigurisht që deputetët do të kenë qasje të sigurt dhe të papengueshme”.

Pasi LSDM dorëzoi iniciativë në Kuvend më 17 mars, për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend e cila filloi dhe u ndërpre më 30 dhjetor të vitit 2016, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative sot në ora 12:00 është caktuar vazhdimi i seancës konstituive. Në njoftimin e kabinetit të kryetarit të Kuvendit në ikje, Trajko Veljanoski, thuhet se në takimin koordinues duhet të vërtetohet përbërja e Komisionit Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime (KZE) që do të shërbejë si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive.

Sot për vizitë në Maqedoni është eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han bashkë me tre eurodeputetët, Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe  Knut Flekenshtajn, për t’u përpjekur që ta përshpejtojë procesin e daljes nga kriza politike, pasi presidenti Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Han bashkë me eurodeputetët ka caktuar takime me partitë politike parlamentare dhe me presidentin Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button