Zoran Zaev flet për datën kur mund të ketë Qeveri të re në Maqedoni

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev  pas marrjes në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike, tha se deri më 24 mars pret që të ketë Qeveri të re.

“Shpresoj të kemi Qeveri më 24 mars. Sa i përket mua, unë shpresoj se Qeveri do të formohet nesër. Por kjo nuk varet prej meje. Skenari i vetëm të cilin e pres që të ndodh në përudhën e ardhshme është ai që në Maqedoni të formohet Qeveri. Shpresoj që Trajko Velanovski do të dërgoj shkresë deri te presidenti i vendit dhe do të respektoj afatin prej 10 ditëve”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së, theksoi se të gjitha palët, nga presidenti Ivanov e deri tek deputetët, “si njerëz serioz dhe të mençur”, do të tregojnë urtësi dhe do të merren vesh me të tjerë dhe se “e tërë puna do të përfundoj shumë shpejtë”.

Ai theksoi se nëse e merr mandatin, nuk do të pret 20 ditë për përbërjen e Qeverisë së re.

I pyetur si i komenton deklaratat e liderit të Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, Zaev tha se “çdoherë shpreh mohim kur bëhet fjalë për deklarata, të pa marrë parasysh a janë dhënë në mënyrë të menduar apo jo, provokojnë shqetësim tek qytetarët”.

Ndryshe, sekretari i Lidhjes SocialDemokrate të Maqedonisë (LSDM), Oliver Spasovski sot në Kuvendin e Maqedonisë e dorëzoi iniciativën për vazhdimin e seancës konstituive në Kuvend, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë legjislative, raporton Portalb.mk.

LEXO: LSDM e dorëzoi iniciativën, ja çfarë thonë nga Kuvendi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button